11:11 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjermania akuzon zviceranin për spiunim

Një shtetas zviceran po akuzohet për spiunim ndaj autoriteteve tatimore gjermane.

Prokurorët gjermanë dyshojnë se 54-vjeçari, i identifikuar vetëm si Daniel M., ka spiunuar autoritetin e taksave të Gjermanisë së Veriut të Rajonit të Vestfalisë (NRW) dhe disa prej punonjësve të tij për gati katër vjet.

Daniel M. permes të dhënave të llogarive sekrete bankare zvicerane të ngritura nga gjermanët, ka shmangur taksat.

Prokuroria federale e Gjermanisë ka thënë se burri gjithashtu ka mbledhur informacione personale mbi hetuesit e taksave shtetërore në mënyrë që autoritetet zvicerane të mund të ndjekin penalisht zyrtarët dhe jo atë.

Sipas prokurorisë ai ka marr afërsisht 13,000 euro për detyrën që ka kryer, ku rreth 10,000 euro i kaloi në firmën gjermane të sigurisë që ndihmoi në marrjen e informacionit./AktivPress