10:21 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjermani, besimtarët katolikë do të rikthehen në kisha

Kishat në Gjermani tani mund të hapin dyert për besimtarët, por tubimet tani do të jenë ndryshe.

Pas disa javëve negociata, liderët fetarë kanë nxjerr disa rregulla strikte për të frenuar koronavirusin e ri.

Kishat do të kufizojnë numrin e pjesëmarrësve dhe njerëzit duhet të mbajnë distancë të paktën 2 metra.

Këndimi, sipas zyrtarëve mund të shpërndajë virusin prandaj është ndaluar si dhe priftërinjtë duhet të vendosin maska.

Hebrenjtë dhe myslimanët po ashtu janë duke vendosur rregulla të reja për të rihapur xhamitë dhe sinagogët.