17:33 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjermani, katër të arrestuar për planifikim sulmi në maratonë

Policia gjermane ka arrestuar katër persona, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë planifikuar sulme me thikë në gjysmëmaratonën, e cila sot mbahet në Berlin.

Gazeta Welt në edicionin online, shkruan se katër të dyshuarit janë të lidhur me  Anisa Amri, tunizianin, i cili në dhjetorin e vitit 2016, në festën e Krishtlindjeve në Berlin, kreu sulm terrorist në të cilin humbën jetën 11 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.