75 Mall Live Search
10:27 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / B O

Gjermani, mbi 24 mijë raste dhe 246 viktima nga Covid në 24 orë

Gjermania ka konfirmuar 24,097 raste në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm në 2,980,413 që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të publikuara sot nga Robert Koch Instituti (RKI).

Numri i viktimave nga COVID-19 u rrit në 246 në 24 orët e kaluara, duke çuar numrin e përgjithshëm të personave që kanë vdekur nga virusi në 78,249.