75 Mall Live Search
16:10 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / F.R

Gjermani: Më shumë infeksione të reja me HIV

Vitin e kaluar, në Gjermani pati më shumë infeksione të reja me HIV sesa një vit më parë. Shumë infeksione zbulohen vetëm në një fazë të avancuar – një sinjal alarmi për organizatat e shërbimit ndaj AIDS-it.

Instituti gjerman për sëmundjet infektive Robert Koch (RKI) njoftoi se në vitin 2024 në Gjermani u infektuan rishtazi me HIV rreth 2,300 persona, 200 më shumë se në vitin 2023.

Sipas vlerësimeve të RKI-së në Gjermani jetojnë afërsisht 97,700 vetë të infektuar me HIV. Ndryshe nga vlerësimi i infeksioneve të reja, kjo shifër përfshin edhe njerëz me origjinë jo-gjermane, që janë infektuan jashtë vendit, për shembull, në Ukrainë, një vend me një shkallë të lartë infeksionesh me HIV.

Pavarësisht terapive shumë efektive që mund të parandalojnë transmetimin, duket qartë se vetëm përparimi mjekësor nuk është i mjaftueshëm për të stabilizuar përgjithmonë shkallën e infeksionit – ose për ta ulur atë në zero deri në vitin 2030, sikurse i ka venë vestes si qëllim bashkësia ndërkombëtare.

Diagnostikim i vonë

Ekspertët janë të shqetësuar për një element që ka vazhdon të vihet re për vite me radhë dhe që vlen si për Gjermaninë edhe për vendet e tjera evropiane: faktin që diagnoza shpesh konstatohet vonë.

Rreth një e treta e infeksioneve zbulohen vetëm në një fazë të avancuar dhe pothuajse një ndër pesë infeksione zbulohet vetëm kur pacienti ka zhvilluar tashmë SIDA/AIDS.

Rreth 8,200 vetë në Gjermani jetojnë me HIV pa e ditur. Për ata që janë prekur, kjo do të thotë rreziqe shëndetësore të shmangshme; dhe mosparandalimi e bën edhe më të vështirë ndërprerjen e hershme të transmetimit. /DW