13:34 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjermania pezullon ushtrimet ushtarake në Irak

Gjermania ka pezulluar misionin e saj për trajnimin e luftëtarëve kurdë “Peshmerga” në Irakun e veriut për shkak të konfliktit midis kurdëve dhe qeverisë së Irakut, tha të mërkurën ministri i mbrojtjes gjermane.

Gjermania ka qenë një partner i kurdëve irakianë. Ajo ka siguruar 32,000 pushkë, si dhe armë të tjera me vlerë rreth 90 milionë euro që nga shtatori i vitit 2014.

Grupi “Peshmerga” kurde është në ballë të fushatës kundër Shtetit Islamik dhe ka zgjeruar ndjeshëm ndikimin e saj për ta sjellë rajonin e naftës nën kontrollin e tyre.

Por, duke iu përgjigjur referendumit kurd për pavarësi, forcat e qeverisë irakiane të mbështetura nga grupet paraushtarake të trajnuara nga Irani kapën të hënën rajonin e naftës të mbajtur nga kurdët në Kirkukut, kështu duke rrezikuar ekuilibrin e vendit.

Pas kësaj, qeveria gjermane pezulloi trajnimin e luftëtarëve kurdë, pasi deklaruan se synimi i tyre është “gjithmonë të sigurojë unitetin e Irakut”.

Mirëpo, ministri i mbrojtjes deklaroi se pezullimi i trajnimit është i përkohshëm dhe rifillimi i saj do të varet nga situata në Irak./AktivPress