15:55 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjermani thyen rekord shpejtësie në Zvicër, por kapet nga radari

Policia kantonale në Thurgau, të dielën në autostradën A7, drejtim Kreuzlingen, ka kapur një shofer i cili po ngiste veturën e tij me një shpejtësi prej 249 km / h.

Shoferi me Seat Leon ishte një gjerman 34 vjeçar nga kantoni i Basel-Landschaft. Në emër të prokurorit, makina ishte konfiskuar, siç është bërë e ditur të hënën në një deklaratë për media, përcjell albinfo.ch.

Policia kantonale Thurgau pos tjerash ia ka marrë edhe patentë shoferin.

Rekord i ri

Siç thuhet nga policia kantonale e Thurgaut, nuk mund të kujtohet që ndonjëherë shofer të është matur me në një shpejtësi më të lartë. “Kjo është ndoshta një rekord i ri negativ”, tha zëdhënësi Matthias Graf.

Sipas Graf, udhëheqësi i mëparshëm ishte një njeri i cili ishte kapur me veturë në fund të dhjetorit 2015 me tre fëmijë (8.4 dhe 1) vjeç duke shpejtuar me 231 km / h mbi A7. Përveç kësaj, shoferi 32-vjeçar nuk ishte i lidhur.