75 Mall Live Search
18:52 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / L K

Gjermani vrau gjyshen 100 vjeçare me sëpatë, nuk e përballoi dot kujdesin për të

Një gjerman i akuzuar për vrasjen e gjyshes së tij 100 vjeçare me sëpatë doli para gjyqit në Hamburg të enjten. 37-vjeçari u akuzua për vrasje pas ngjarjes së 6 marsit. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur sipas normave gjermane të privatësisë, por ai u identifikua si një shtetas gjerman me origjinë nga Estonia.

Burri ishte kujdestar për gjyshen e tij, por kjo detyrë e kishte shumë të vështirë. “Ai nuk e përballoi dot kujdesin për të,” tha avokati para gjykatës të enjten. Gruaja, e cila vuante nga demenca dhe përdorte një karrige me rrota, mori të paktën 16 goditje në kokë dhe qafë ndërsa u përpoq të mbrohej nga nipi i saj.

I akuzuari, i cili nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, thirri vetë shërbimet e urgjencës për të thënë se kishte vrarë gjyshen e tij, e cila kishte vdekur në momentin që mbërriti policia. Më pas u dorëzua para policisë pa rezistencë./abcnews.al