75 Mall Live Search
17:56 / E Enjte, 22 Janar 2026 / F.R

Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh

Autoritetet gjermane kanë deklaruar se nuk tolerojnë spiunazhin në Gjermani, veçanërisht kur ai kryhet nën mbulesën e statusit diplomatik.

Ministria e Jashtme Gjermane njoftoi se ka thirrur sot Ambasadorin e Rusisë dhe e ka informuar se një individ, i cili dyshohet se ka spiunuar në emër të Rusisë, do të dëbohet nga vendi.

Zyrtarët gjermanë theksuan se ky veprim është në përputhje me parimet e sigurisë kombëtare dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar./IndeksOnline/