Gjermania dhe Argjentina ndahen miqësisht në miqësore
Gjermania dhe Argjentina kanë barazuar 2-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Sigal Iduna Park të Dortmundit.
Katër herë kampionët e Botës kaluan të parët në epërsi me golin e Gnabry në minutën e 16-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Hvartz në minutën e 22-të, shkruan Indeksonline.
Me dy gola epërsi për Gjermaninë përfundoi pjesa e parë e këtij takimi.
Në gjysmën e dytë Argjentina u rikthye duke arritur të barazoj rezultatin.
Fillimisht Alario ngushtoi rezultatin, e më pas Ocampos barazoi atë në minutën e 85-të. /IndeksOnline/