Gjermania dhe Franca kërkojnë medaljen e bronztë në Ligën e Kombeve, formacionet zyrtare

Gjermania dhe Franca do të luftojnë për ta fituar medaljen e bronztë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “MHP Arena” në Stuttgart, më fillim nga ora 15:00, shkruan IndeksOnline.
Gjermania në gjysëmfinale pësoi humbje nga Portugalia me rezultat 2-1, ndërsa Franca u mposht nga Spanja me rezultat 5-4.
Të dy trajnerët tashmë kanë zgjedhur 11-shen startuese.
Formacionet zyrtare:
Gjermania: Ter Stegen, Kimmich, Tah, Koch, Raum, Gross, Goretzka, Woltemade, Wirtz, Adeyemi, Fullkrug.

Franca: Maignan, Gusto, Bade, Hernandez, Digne, Tchouameni, Rabiot, Kolo Mauni, Cherki, Thuram, Mbappe./IndeksOnline/
