75 Mall Live Search
22:44 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / AR

Gjermania do ta legalizojë kanabisin së shpejti

Gjermania do të legalizojë kanabisin së shpejti.

Lajmi erdhi pasi vendi u bë me kancelar të ri pas 16 vitesh “mbretërimi” të Angela Merkel.

Koalicioni i ri qeverisës njoftoi se kanabisi do të shitet tek të rriturit nëpër dyqane të licencuara, 4 vite pasi Gjermania vendosi të ligjëronte edhe marijuanën për qëllime mjekësore.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, Gjermania me rreth 83 milionë banorë do të bëhet tregu më i madh i kanabisit në botë.