75 Mall Live Search
23:18 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / L K

Gjermania do të mbyllë konsullatat iraniane pas ekzekutimit nga Teherani të shtetasit gjermano-iranian

Gjermania do të mbyllë të tre konsullatat iraniane në territorin e saj si reagim ndaj ekzekutimit të një shtetasi gjermano-iranian, por do të lejojë mbajtjen hapur të ambasadës së Iranit, njoftoi të enjten Ministria e Jashtme gjermane.

“Marrëdhëniet tona diplomatike tashmë janë në një pikë shumë të ulët”, tha Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila ndodhet në Nju Jork.

Irani thirri të ngarkuarin me punë të Gjermanisë në Teheran për të protestuar kundër vendimit, siç tha Teherani, “të padrejtë” të Gjermanisë për të mbyllur të gjitha konsullatat iraniane, njoftoi media shtetërore të enjten.