15:14 / E Enjte, 12 Shtator 2019

Gjermania, paralajmën masa për xhirim sekret të pjesëve intime të trupit

Gjermania planifikon që ligjërisht të ndalojë fotografimin sekret të pjesëve intime të trupit, njoftoi sot ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht.

“Ne po flasim për shkelje të neveritshme të sferës intime që duhet të ndiqen penalisht,” tha Lambrecht nga partia SPD në Bundestag.

Fotografimi i fshehtë i pjesëve intime të trupit nën një skaj apo fustan aktualisht trajtohet si një kundërvajtje, jo një krim.

“Kjo nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur në mënyrë aktive të prekurit dhe për t’u bërë të qartë autorëve se kjo lloj sjelljeje është plotësisht e papranueshme,” tha ministrja e Drejtësisë.

Ata që paraqesin këto foto ose regjistrime palëve të treta në internet, pavarësisht nëse janë autorë, do të ndiqen penalisht dhe të dënohen deri në dy vjet me burg, transmeton KosovaPress.

Një peticion në internet të dy vajzave që kërkojnë më shumë ndëshkime si viktima të xhirimeve sekrete të pjesëve intime, është nënshkruar nga më shumë se 90.000 qytetarë.