75 Mall Live Search
15:18 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Gjermania do të ofrojë teste të shpejta falas të antigjenit Covid-19

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, njoftoi se së shpejti çdo banor do të jetë në gjendje të testohet falas për antigjenin e Covidit-19, transmeton Indeksonline.

Spahni tha se në treg ekziston një numër i “mjaftueshëm” i testeve, duke bërë të mundur testimin e të gjithëve në Gjermani falas.

Ai tregoi se Ministria e Shëndetësisë është në bisedime me prodhuesit e provave, shkruan rt.

Masa vjen, ndërsa Qeveria ka në plan të zgjerojë masivisht testimin në të gjithë vendin.

Sipas agjencisë së lajmeve RND, testet falas do të jenë në dispozicion në vendet e testimit të drejtuara nga shteti, në spital e farmaci./Indeksonline/