17:57 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjermania do të përballet me rënien ekonomike më të mëdhe në dekadat e fundit

Pandemia e koronavirusit ka bërë që Gjermania të goditet nga rënia e ekonomisë, e që po besohet se do të jetë më e madhje në dekadat e fundit.

Me pandeminë e koronavirusit që lëshon një valë humbjesh pune, falimentime dhe mbyllje fabrikash në të gjithë botën, PBB-ja e Gjermanisë do të tkurret 6.3% në vitin 2020, njoftoi qeveria gjermane, transmeton IndeksOnline.

“Ne do të përjetojmë recesionin më të keq në historinë e Republikës Federale”, e cila u themelua në vitin 1949, tha Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier.

Altmaier tha se ekonomia e kombit është e vendosur të godasë pikën e saj më të ulët para fundit të qershorit dhe më pas të fillojë të rritet përsëri me 5.2% rritje e parashikuar në vitin 2021./IndeksOnline/.