Gjermania e bën të qartë se nuk do ta përkrahë pavarësinë e Katalonisë
Kancelarja gjermane Angela Merkel foli të shtunën me kryeministri spanjoll Mariano Rajoy për krizën katalanase dhe theksoi mbështetjen e saj për bashkimin e Spanjës duke inkurajuar më shumë dialog, tha zëdhënësi i saj të hënën.
Merkel gjithashtu diskutoi çështjen e Katalonisë me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
“Ajo foli me të dy rreth situatës aktuale në Spanjë dhe, në bisedimet me kryeministrin Rajoy në veçanti, ajo konfirmoi mbështetjen e saj për unitetin e Spanjës”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane në një konferencë të rregullt për shtyp./AktivPress