75 Mall Live Search
11:06 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / OSH

Gjermania e Franca kërkojnë formimin e shpejt të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka kërkuar formimin e shpejt të Qeverisë së re në Kosovë.

Rohde ka shkruar se Gjermania dhe Franca presin reforma, përfshirë forcimin e rendit dhe ligjit.

“Gjermania e Franca urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për formimin e shpejt të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, pasi rezultatet të finalizohen. Me padurim presim agjendë ambicioze të reformave, forcimin e rendit dhe ligjit, si edhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, thuhet në thirrjet e ambasadorit Rohde./Indeksonline/