75 Mall Live Search
12:56 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / A. A

Gjermania e ndihmoi FFK-në për 4 vite duke paguar ekspertin e futbollit

Trajneri Michael Nees, javën e kaluar u emërua përzgjedhës i Kosovës në grupmoshën U21.

Por kjo nuk do të jetë eksperienca e parë e trajnerit gjerman në futbollin tonë.

Për 4 vite me radhë Nees kishte ndihmuar në forma të ndryshme Federatën e Futbollit të Kosovës.

Një burim i Indeksonline në FFK ka thënë se Nees është paguar për 4 vite nga Federata e Futbollit dhe Komiteti Olimpik i Gjermanisë.

Pasi mori detyrën e re të trajnerit te Kosova U21, barrën për pagesën e Nees e ka marrë Federata e Futbollit të Kosovës.

53 vjeçari do të debutojë me ‘Dardanët’ në qershor kundër Andorrës në ndeshjen hapëse për kualifikimet e kampionatit evropian 2023.

/Indeksonline/