75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 22 Tetor 2024 / k.v

Gjermania e regjistron rastin e parë me variantin e ri të lisë së majmunëve

Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunëve është regjistruar në Gjermani, raportoi gazeta “Bild” të martën, duke e cituar institutin për shëndet publik, “Robert Koch”.

Instituti refuzoi që të jepte ndonjë koment të menjëhershëm, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë globale të shëndetit publik për herë të parë në dy vitet e fundit në gusht pas përhapjes së rasteve në Republikën Demokratike të Kongos në Afrikë, që tashmë është përhapur edhe në shtetet fqinje.

Shenja e parë e përhapjes së lisë së majmunëve jashtë kontinentit afrikan erdhi më 15 gusht, kur zyrtarët shëndetësorë globalë konfirmuan një infeksion me një variant të ri të virusit në Suedi.