Gjermania e shkatërron Italinë

Kombëtarja Gjermane ka arritur ta mposht me rezultat 5-2, skuadrën Italiane, në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Indeksonline.
Gjermania e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar golin e epërsisë qysh në minutën e 10-të, me joshua Kimmich.
Kur të gjithë po e prisnin përfundimin e pjesës së parë, Gjermania dyfishoi epërsin me anë të Ilkay Gundogan, i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Pancerët nuk e ndalen lojen e bulur as në pjesën e dytë, ku Thomas Muller shënoi për 3-0, në minutën e 51-të.
Sulmuesi i Chelsea Timo Werner, shënoi dy gola të shpejt (68, 69), dhe i qoi shifrat në 5-0.
Italia arriti të shenoj golin e nderit me anë të 18 vjeçarit, Wilfried Gontno në minutën në minutën e 78-të.
Në fund të takimit Italia arriti të shenoj edhe golin e dytë me anë të Alessandro Bostoni.
Kjo është fitorja e parë e Gjermanisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pas tre barazimeve të njëpasnjëshme.
Ndërsa Italia me këtë humbje e humbi edhe pozitën e parë në grup, pasi që Hungari mposhti me rezultat të thellë 4-0 Anglin./Indeksonline.