75 Mall Live Search
23:17 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / G T

Gjermania “është si përpara”, kualifikohen në çerekfinale të Euro 2024

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultatin 2:0 duke siguruar kështu çerekfinalen e Euro 2024.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola me shumë momente interesante. Vlen të përmendet ndërprerja e ndeshjes në minutën e 35’të për shkak të reshjeve të shiut dhe rrufeve të shumta afër stadiumit, shkruan Indeksonline

Image

Në pjesën e dytë, nikoqiri shënoi dy gola në “Iduna Park”. Fillimisht shënoi Kai Havertz në minutën e 53’të nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin e dytë dhe të fundit në këtë takim e shënoi mesfushori/sulmues, Jamal Musiala në minutën e 68’të.

Me këtë fitore, Gjermania e Julian Nagelsmannit e siguron çerekfinalen. Në rrethin tjetër, nikoqiri luan me fituesin e ndeshjes, Spanjë-Gjeorgji./Indeksonline/