Gjermania fillon të heq lodrat nga parqet, e kosovarët vërshojnë malet e fushat

Gjermania që është shteti më i fuqishëm evropian, e ka marr shumë seriozisht luftën ndaj koronavirusit. Së fundi, autoritetet gjermane kanë vendosur që të heqin lodrat e rekreacionet nga parqet, si pjesë e masave të sigurisë.
BILD raporton se në shumë parqe ka filluar heqja e lodrave të fëmijëve pasi që autoritetet janë njoftuar se nuk është respektuar vendimin për karantinë.
Por, pavarësisht se Kosova është larg Gjermanisë në çdo aspekt, kosovarët po e sfidojnë virusin global çdo ditë duke mos iu përmbajtur rregullave të izolimit. Shumë parqe, bjeshkë e vende turistike ka ditë që po vërshohen nga kosovarët në qytete të ndryshme.
Parku i Gërmisë, Bjeshkët e Rugovës, janë vetëm disa nga vendet turistike që po mledhin qindra-mijëra kosovarë në ditë, pavarësisht thirrje e të vazhdueshme për mosdalje. /Indeksonline/


