11:44 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjermania, Franca dhe Austria kërkojnë kontrolle në kufijtë e BE-së

Gjermania, Franca dhe Austria thanë se kontrollet e krijuara në kufijtë e Bashkimit Evropian kanë ende nevojë të vazhdojnë, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme terroriste.

Vendet në zonën Shengen të BE-së filluan disa kontrolle kufitare në vitin 2015 gjatë një fluksi të madh të refugjatëve dhe pas një serie sulmesh nga militantët islamikë, transmeton AktivPress.

Masat e vendosura nga Gjermania, Suedia, Danimarka, Austria dhe Norvegjia skadojnë në nëntor dhe Berlini tha të enjten se do t’i zgjasë ato edhe për gjashtë muaj për shkak të “kërcënimit serioz ndaj sigurisë së brendshme”.

Franca, e cila ka vendosur kontrollet kufitare pasi sulmuesit islamikë vranë 130 vetë në Paris në nëntor të vitit 2015, tha se nuk do t’i heqë.

Volfgang Sobotka i Austrisë tha se kishte rrezik të lartë për Evropën dhe kontrollet ishin të nevojshme për të qenë në gjendje të ndiqnin sulmuesit dhe rekrutuesit e mundshëm./AktivPress