75 Mall Live Search
23:10 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / C E

Gjermania gjen rrugën e “hajrit”, Nagelsmann ilaçi

Gjermania ka gjetur fitoren pas tri humbjeve radhazi.

Pancerat kanë mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 1-3, shkruan Indeksonline.

Kjo ishte ndeshja e parë e tyre nën drejtimin e Julian Nagelsmann.

Gundogan, Fullkrug dhe Musiala shënuan për Gjermaninë duke e bërë të pavlefshëm golin e Pulisic.

Pas humbjes turpëruese nga Japonia në muajin shtator, Federata Gjermane shkarkoi Hansi Flick, i cili në pesë ndeshjet e fundit kishte katër humbje dhe një barazim. /IndeksOnline/