75 Mall Live Search
13:45 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / OSH

Gjermania i dhuron Kosovës teste rapide për Covid19 në vlerë 600 mijë euro

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka bërë të ditur se sot i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësosë 150 mijë teste rapide për Covid19, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij testet kapin vlerën 600 mijë euro.

Në dorëzimin e tyre ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Ne jemi Akoma së bashku në këtë dhe solidariteti do të jetë kyç”, tha ai./IndeksOnline/