75 Mall Live Search
14:08 / E Diele, 22 Qershor 2025 / Burim

Gjermania i kërkon Iranit të rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në

Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi të dielën Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pa vonesë pas sulmeve ajrore të ShBA-së

“Irani duhet të hyjë menjëherë në negociata me SHBA-në dhe Izraelin dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin”, tha Merz, sipas një deklarate nga zëdhënësi i tij Stefan Kornelius.

Qeveria gjermane ka vlerësuar se “pjesë të mëdha të programit bërthamor të Iranit janë dëmtuar nga sulmet ajrore”, shtoi Kornelius,

Apeli vjen në një kohë kur tensionet rriten në të gjithë Lindjen e Mesme pas asaj që Presidenti i SHBA-së Donald Trump e përshkroi si një “sukses historik ushtarak” dhe mes frikës se hakmarrja iraniane mund të shkaktojë një luftë më të gjerë rajonale.