75 Mall Live Search
18:35 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjermania i refuzon vizën ish-luftëtarit të UÇK-së që është i sëmurë rëndë

Ambasada e Gjermani në Kosovë ia ka refuzuar vizën Avni Hysenit, luftëtarit të UÇK-së, i cili për më shumë se 10 ditë gjendet i shtrirë pa vetëdije në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i Avniut, Adnani, i cili ka thënë se kanë bërë kërkesë që urgjentisht ta dërgojnë të sëmurin për shërim në Gjermani, transmeton Indeksonline.

“Nuk paska përjetim me të rënd në jetë se kur nje kerkesë për dergim jashtë vendit e qe eshte jetike per jetë a vdekje per ty vlla Avni Hyseni te refuzohet nga Ambasaden Gjermane ne Kosovë vetëm per shkak te burokracisë së tyre. Kjo tregon se kush jemi ne në Kosovë dhe sa e vlefshme eshte jeta e nje personi i cili nga sekondi në sekond lufton me vdekjen”, ka shkruar Adnan Hyseni. /Indeksonline/