75 Mall Live Search
11:18 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / A. M.

Gjermania ia “këput shpresat” Vuçiqit: Kosova e ka mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i cili një ditë më parë ishte për vizitë në Kosovë konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sarrazin një ditë më parë është takuar në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë: Kosova është në zemër të Evropës dhe i përket Këshillit të Evropës. Dje e sigurova ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz se kanë mbështetjen tonë për anëtarësim”, shkruan Sarrazin.