18:54 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjermania kërkon taksën minimal globale për gjigandët Amazon, Apple dhe Google

Ministri i Financave të Gjermanisë ka propozuar një normë minimale tatimore flobale dhe masa më të ashpra për firmat të cilat po përfitojnë nga “parajsa e taksave”.

Në një artikull për Ëelt am Sonntag, Olaf Scholz, një social demokrat në qeverinë e koalicionit të kancelares konervatore Angela Merkel, ngriti propozime që ai ishte duke i shqyrtuar së bashku me Francën për të bërë më të vështirë që firmat ndërkombëtare t’i shmangen taksave.

Si Franca dhe Gjermania po kërkojnë mënyrë për t’u siguruar që firmat si Amazon, Apple, Facebook dhe Google dhe platformat dixhitale si YouTube dhe Airbnv të paguajnë taksat vendasve në proporcion me fitimet që fitojnë në tregjet më të mëdha të Evropës./Indeksonline/