Gjermania mban vendin e parë me investime direkte, në Kosovë

Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020, Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të investimeve të huaja direkte, në Republikën e Kosovës.
Gjermania vazhdon të jetë një prej shteteve më të rëndßsishme për Kosovën jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe si atdheu i dytë i shtetasve tanë, të cilët përnga numri janë më së shumti në këtë shtet.
Lajmi është shpërndarë edhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës, në Gjermani.
Gjermania njihet si shtet partner i Kosovës ndër vite dhe mbetet si një nga përkrahësit më fuqishëm ekonomik e politik.