07:58 / E Hënë, 02 Maj 2022 / C E

​Gjermania mbështet vendimin për embargon ndaj naftës ruse

Qeveria gjermane ka mbështetur propozimin për ndalimin e importit të naftës ruse, duke mundësuar vendosjen e një embargoje, sipas burimeve në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka zbatuar tashmë vendimin për të ndaluar importet e qymyrit rus, ndërsa furnizimet me naftë dhe gaz janë më të vështira për t’u zëvendësuar dhe diskutimet për sanksione të mëtejshme janë në zhvillim e sipër.

Gjermania është kritikuar nga Kievi, si dhe nga shtetet e tjera anëtare të BE-së, për varësinë e saj nga furnizimet e karburanteve fosile ruse dhe vonimin e një vendimi për vendosjen e një embargoje ndaj produkteve ruse.

“Vetëm Hungaria, Austria, Sllovakia, Spanja, Italia dhe Greqia duket se po i rezistojnë embargos ndaj naftës ruse”, sipas burimeve.

Vendet anëtare të BE-së në pjesën veriore, qeveritë me sa duket janë të shqetësuara për varësinë e tyre të konsiderueshme nga furnizimet e naftës ruse, ndërsa vendet në pjesën jugore, qeveritë thuhet se janë më të shqetësuara për rritjen e çmimeve të energjisë.

Arsyeja e ndryshimit të qëndrimit të Gjermanisë mendohet se qëndron në sukseset e saj të fundit që lidhen me gjetjen e furnizuesve alternativë të naftës.