23:18 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Gjermania mbështetëse e Kosovës në liberalizmin e vizave dhe Interpol”

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka deklaruar se vendi ynë duhet t’i intensifikojë raportet e shkëlqyera me aleatin historik Gjermaninë, në rrugën e konsolidimit dhe fuqizimit ekonomik.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Sot, pata kënaqësinë që të mirëpres në zyrën deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer. Vendi ynë duhet tê intensifikojë raportet e shkëlqyera deri më tani me aleatin tonë historik Gjermaninë në rrugën e konsolidimit dhe fuqizimit ekonomik.  Gjermania si njëra ndër vendet që ka mbështetur më së shumti Kosovën, është e vendosur që të rrugëtojë krah nesh edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe Interpol.  Koordinimi me shtetin gjerman nëpër të gjitha proceset është shumë i rëndësishëm për ecjen tonë të sigurt./Indeksonline/