08:56 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjermania mbushet me punëtorë, shkalla e papunësisë shënon ulje rekord

Shkalla e papunësisë në Gjermani gjatë muajit mars ka shënuar ulje rekord, shkruan Reuters.

Sipas Byrosë Federale të Punësimit në Gjermani, shkalla e papunësisë në muajin mars ra në 4.9 përqind nga 5.0 përqind. Ky është niveli më i ulët që nga bashkimi i Gjermanisë.

Shitjet me pakicë po ashtu kanë shënuar rritje në Gjermani në krahasim me muajt e fundit.

Besohet se në Gjermani janë mbi dy milionë njerëz të papunë./Indeksonline/