Gjermania me rikthim senzacional ndaj Sllovenisë, kalon në gjysëmfinalen e Eurobasket

Gjermania është gjysëmfinalistja e fundit e Eurobasketit.
Në ndeshjen e sotme çerekfinale, kombëtarja gjermane bëri një rikthim senzacional në çrekun e fundit ndaj Sllovenisë, duke triumfuar në fund, me rezultat 99-91.
Në gjysëmfinale, Gjermania do të përballet me Finlandën, derisa gjysëmfinalja tjetër zhvillohet mes Greqisë dhe Turqisë./IndeksOnline/