75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Gj Sh

Gjermania merr tre pikë ndaj Luksenburgut por e ka edhe një betejë për tu kualifikuar në Botëror

Kombëtarja e Gjermanisë ka arritur fitore në udhëtim ndaj Luksenburgut, por nuk ka siguruar ende kualifikimin në Kupën e Botës.

“Pancerat” shënuan fitore me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Të dy golat u shënuan nga sulmuesi Nick Woltemade, në minutat 49-të dhe 69-të.

KJo fitore nuk ishte e mjaftueshme për Gjermaninë për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, pasi në Grupin A, Sllovakia shënoi fitore 1-0 ndaj Irlandës së Veriut.

Pas pesë ndeshjeve, Gjermania dhe Sllovakia kanë nga 12 pikë secila, derisa pas tre dite luajn mes vete, ku do të vendoset se cila prej tyre do të merr biletën për ShBA, Meksikë e Kanada./IndeksOnline/