Gjermania miraton vaksinën AstraZeneca për të moshuarit mbi 65 vjeç

Gjermania ka miratuar vaksinën “AstraZeneca” kundër Covidit-19 për përdorim në njerëz mbi 65 vjeç, transmeton Indeksonline.
Independent raporton se më parë, Gjermania kishte këmbëngulur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të lejuar një gjë të tillë.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se ky vendim ishte një lajm i mirë për njerëzit e moshuar.
Kancelarja, Angela Merkel dhe udhëheqësit e shtetit ranë dakord për masat e reja kundër Covidit-19.
“Ne jemi në pragun e një faze të re të pandemisë në të cilën mund të hyjmë jo me pakujdesi, por me shpresë të justifikuar“, u tha Merkeli gazetarëve dje.
Në një intervistë për shtypin, Merkeli u pyet nëse ajo do të merrte dozë të kësaj vaksine për të qetësuar frikën e popullsisë gjermane. Ajo u përgjigj se ishte shumë e moshuar.
Kancelarja tha që njerëzit e tjerë, si mësuesit, të cilët nuk mund të distancoheshin nga shoqëria aq lehtë sa ajo, duhet të inokulohen së pari./Indeksonline/