10:47 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjermania mirëpret nisjen e fushatës për heqjen e vizave për kosovarët

Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka marrë pjesë në kampanjën që nisi sot për fushatën e liberalizimit të vizave.

Diplomati gjerman theksoi se kjo formë e fushatës do t’iu ndihmojë jashtëzakonshmit shumë gjithë kosovarëve të cilët nuk janë të informuar rreth udhëtimit në zonën shengen.

“Qytetarët duhet të informohen për ta shmangur çdo keqkuptim të udhëtimit pa viza. Por dua të nënvizoj rëndësinë dhe domosdoshmërinë që politika në vend të vazhdojnë referimin e reformave si dhe procesin e ndërtimit të një sundimi dhe respektimi të ligjit. Ambasada gjermane dhe GIZ-i do të mbështes Kosovën për reforma”, është shprehur ai. /Indeksonline/

 

Temat: