75 Mall Live Search
17:19 / E Premte, 08 Shtator 2023 / Gj. Sh

Gjermania mposht ShBA-në dhe siguron finalen e Kupës së Botës, përballet me Serbinë

Gjermania është finalistja e dytë e Kupës së Botës në basketboll.

Në gjysmëfinale, Gjermania mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës  me rezultat 113-111, shkruan IndeksOnline.

basketbollistët më të dalluar ishin Andreas Obst me 24 pikë, Franz Wagner me 22 dhe Daniel Theis me 21 sosh.

Te amerikanët u dalluan Anthony Edwards me 23 pikë dhe Austin Reaves me 21 sosh.

Në finale Gjermania do të përballet me Serbinë, e cila mposhti Kanadanë me rezultat 95-86.

Ndeshja finale zhvillohet të dielën me 10 shtator./IndeksOnline/