75 Mall Live Search
15:23 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Paralajmërimi/ Gjermania mund të hyjë në “karantinë të fortë” që nga 27 dhjetori!

Autoritetet në Gjermani po synojnë të vendosin masa më të ashpra, duke filluar që nga 27 dhjetori.

Kështu, nëse do ato do të hyjnë në fuqi, vetëm supermarketet do të lejohen të punojnë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas raportimit të mediave, ky vendim mund të merret kur kancelarja gjermane, Angela Merkel, të takohet me krerët e shteteve federale për konsultime mbi rritjen e rasteve të reja me COVID-19, sipas raportit.

Gjithsesi, nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e takimit.

Gjermania ka konfirmuar mbi 1,1 milionë raste me koronavirusin sipas institutit “Robert Koch”.

Se Gjermania kërkon masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e COVIDIT-19, e ka bërë të ditur edhe të hënën kancelarja Merkel, derisa iu është drejtuar anëtarëve të Partisë së saj Demokristiane (CDU).

“Ne nuk do të shkojmë askund në parimin e shpresës”, u citua të ketë thënë ndër të tjera Merkeli.