22:49 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Gjermania ndalon demonstratat pro-palestineze

Pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ministria e brendshme federale ndaloi demonstratat lokale pro-palestineze në Gjermani më herët këtë mbrëmje.

Shumë demonstrata të planifikuara tashmë janë ndaluar në disa qytete gjermane për shkak të shqetësimeve të sigurisë, parullave të mundshme antisemite ose justifikimit të dhunës. Në disa raste ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme për shkak se janë vjedhur apo djegur flamujt izraelitë.

Berlini ndaloi sot një demonstratë që do të zhvillohej sonte në Portën e Brandenburgut, ndërsa autoritetet vepruan në disa raste për të prishur tubime më të vogla. Në lagjen Neukölln, ku jetojnë shumë myslimanë dhe ku mbështetësit e Hamasit janë mbledhur ditët e fundit, tre persona u arrestuan në një tubim prej rreth 150 personash.

Ministrja e Brendshme Federale Nancy Fesser sqaroi megjithatë se vendimi i saj nuk nënkupton një ndalim të plotë të demonstratave pro-palestineze. “Në Gjermani të gjithëve u lejohet të shprehin lirisht mendimet e tyre dhe të demonstrojnë në mënyrë paqësore. Por aty ku kalohen kufijtë, merren masa të rrepta. Atëherë nuk mund të ketë tolerancë për nxitjen e ngjarjeve antisemite dhe anti-izraelite dhe asnjë tolerancë për dhunën. Të gjitha opsionet e policisë duhet të përdoren në rast se terrorizmi i Hamasit glorifikohet”.

Në këtë kuadër, sot janë anuluar demonstratat pro-palestineze në Mynih, Këln, Manheim dhe Freiburg./abcnews.al