13:10 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjermania ndalon tubimin e më shumë se 50 personave, në vende publike

Qeveria Federale gjermane dhe landet kanë vendosur të kufizojnë pjesëmarrjen në ngjarje publike dhe në vende publike në 50 persona, në rast se ka më shumë se 35 infeksione të reja për 100. 000 banorë gjatë 7 ditëve në vijim.

Kjo vendimi është rezultat i një takimi me videokonferencë midis kryeministrave të landeve gjermane dhe kancelares Angela Merkel, raporton ATSH-ja.

Në festat private, do të lejohet pjesëmarrje deri në 25 persona.

Në rastin e një evolucioni të epidemisë me mbi 50 infeksione të reja për 100. 000 banorë për më shumë se 7 ditë, atëherë do të vendosen masa të reja.