09:31 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjermania ndërpret furnizimin e Turqisë me tanke Leopard

Qeveria gjermane po ballafaqohet me thirrjet për të ndalur eksportet e armëve në Turqi pasi u dëgjuan raporte se tanket gjermane u përdorën në një ofensivë kundër YPG kurde.

Disa politikanë gjermanë kanë kërkuar që çdo lëvizje për të miratuar një marrëveshje për përmirësimin e rezervave të ushtrisë turke të ndërpritet, raporton BBC transmeton Indeksonline.

Forcat e udhëhequra nga Turqia filluan një sulm në veri-perëndim të Sirisë të shtunën. Kjo vije vetëm disa javë pasi ministrat e jashtëm të dy vendeve u zotuan të përmirësojnë lidhjet e ndërsjellta.

Marrëdhëniet mes dy anëtarëve të NATO-s janë përkeqësuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit.

Raportet të premten sugjeruan se Berlini po shqyrtonte për të miratuar një kërkesë nga Turqia për prodhuesin e armëve gjermane Rheinmetall për të përmirësuar tanket e saj Leopard 2, për t’i bërë ato më pak të ndjeshme ndaj eksplozivëve.

Mendohet që tanket janë përdorur nga Turqia kundër grupit të Shtetit Islamik (IS) në Siri. Megjithatë, ekspertët e mbrojtjes kanë pretenduar në mediat gjermane se imazhet e fundit nga “Dega Operacionale e Ullirit” e Turqisë duket se tregojnë se po përdoren kundër grupeve kurde.

Norbert Röttgen, një anëtar i partisë Bashkimi Kristian Demokratik i Kancelares Angela Merkel (CDU) dhe kryetar i komitetit parlamentar të punëve të jashtme, tha se ishte “plotësisht e qartë” se Gjermania nuk duhet të ofrojë më armë për ushtrinë turke. /Indeksonline/