75 Mall Live Search
13:16 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / FR

Gjermania në panik, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e tyre, shkak vërshimet

Gjendje katastrofe është shpallur në disa qarqe në jug të Gjermanisë.

Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në Mekenbeuern 1 mijë e 300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve.

Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman.

Në Sigmarszell, qarkun Lindau natën e së shtunës ranë 100 litra për 1 metër katror.