11:54 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjermania në prag të recesionit

Prodhimi gjerman ra me 0.1% në periudhën prill-qershor, për shkak të rënies së eksporteve.Qeveria gjermane ende nuk parashikon një krizë të rëndë ekonomike – me kusht që konfliktet botërore të tregtisë të mos përshkallëzohen, dhe nëse Britania e Madhe nuk e lë Bashkimin Evropian pa marrëveshje, thuhet në raport.

“Prandaj ne nuk shohim asnjë arsye për masa afatshkurtra për të stabilizuar ekonominë”, thuhet në dokument, sipas Der Spiegel.Një zëdhënës i qeverisë nuk pranoi të komentojë raportin.

Më parë, një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë tha se Gjermania nuk ishte në recesion.Ditë më parë, tregjet e aksioneve në Evropë pësuan rënie, të nxitura nga frika e investitorëve për një recesion botëror.

Rënia e shitjes në nivel botëror erdhi mes shqetësimeve për luftën tregtare të SHBA-së dhe Kinës dhe ekonominë botërore në përgjithësi.

Lëvizjet në tregjet botërore u interpretuan si një shenjë paralajmëruese për një recesion të mundshëm në ekonomitë e mëdha.Historikisht, lëvizjet e tilla kanë qenë një tregues i besueshëm i recesioneve të mundshme, raporton REL.