Gjermania nën kërcënimin e sulmeve terroriste, mbyllen tregjet e krishtlindjeve (Foto)
Tregu i krishtlindjeve në Postdam të Brandenburgut në Gjermani vazhdon të mbetet i mbyllur nën dyshimin për praninë e lëndëve shpërthyese në të.
Të premten pasdite, policia evakuoi tregun e Krishtlindjeve në Potsdam (Brandenburg) për arsye se një objekt i dyshuar (bombë) u gjet rreth orës 14.30 në sheshin e tregut pranë Dortustraße, transmeton Indeksonline.
Për arsye sigurie u mbyll e gjithë zona e gjerë.
Ditë me parë policia gjermane arrestoi më shumë se 10 emigrant nga Siria të cilët ishin të trajnuar për të kryer sulme në masën e gjerë të civilëve në tregjet e krishtlindjeve. /Indeksonline/
Postdam-Brandenburg