19:33 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjermania nuk do t’i njoh patentë shoferët e Kosovës, ishte keqkuptim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar opinionin publik se Gjermania nuk do të njoh akoma patentshoferët e Kosovës.

Drejtoresha e zyrës për informim në MPB, Rroksana Qarri ka thënë në një prononcim për Indeksonline se deklarata e ministrit të Brendshëm të Maqedonisë është keqinterpretuar nga portalet.

Sipas saj, procedura për një gjë të tillë është iniciuar por që akoma nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

“Deklarata e ministrit maqedonas për Alsat M thotë: Republika e Maqedonisë është afër arritjes së marrëveshjes me Kosovën dhe Gjermaninë sa i përket njohjes reciproke të patentshoferëve. MPB ju bënë të ditur se me Republikën e Maqedonisë është në fazën e fundit dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të patentshoferëve. Ndërsa me Republikën Federale të Gjermanisë, MPB në bashkëpunim më Ambasadën e Kosovës në Berlin ka inicuar procedurën por ende nuk ka konfirmim zyrtar”, ka thënë qARRI.

Sipas saj, prioritet i ministrit Bejtush Gashi dhe MPB-së është njohja e patentshoferëve jo vetëm nga Repubika Federale e Gjermanisë por edhe nga shtetet tjera të BE-së me të cilat synojnë të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale.

“Arritja e çdo marrëveshje me njërin nga këto shtete do të njoftohet menjëherë opinioni”, ka përfunduar Qarri. /Indeksonline/