Gjermania përfundon rrugëtimin në “EURO”, ambasadori gjerman falënderon kosovarët

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas humbjes së Gjermanisë në kampionatin europian.
Gjermania u mposht në çerekfinale nga Spanja me disavantazh minimal 2:1, raporton Indeksonline.
E pas ndeshjes, Rohde falënderoi Kosovën për mbështetjen që i dha Gjermanisë në këtë kompeticion.
“Faleminderit shumë, e dashur Kosovë, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme për ekipin gjerman!
Edhe pse “Die Mannschaft” nuk është më pjesë e turneut, ne vazhdojmë të jemi me krenari mikpritësit e këtij turneu emocionues” shkroi ambasadori gjerman, duke publikuar fotografi me disa tifozë që ishin në përkrahje të Gjermanisë.
Faleminderit shumë, dear Kosovo🇽🇰, for your outstanding support for the German🇩🇪 team!⚽
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 5, 2024
Even though "Die Mannschaft" is no longer part of the tournament, we continue to be the proud hosts of this exciting @EURO2024! pic.twitter.com/vevwcqMlIg