Gjermania po tregohet e fortë, i shënon golin e dytë Francës

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar golin e dytë ndaj Francës në miqësoren që po zhvillohet në stadiumin e Lyonit.
Golin për 2:0 e ka shënuar sulmuesi i Arsenalit, Kai Haverzt, shkruan Indeksonline
Havertz shënoi në minutën e 49’të pas një asisti nga Jamal Musiala.
Kujtojmë që golin e parë për gjermanët e shënoi Florian Wirtz pas vetëm shtatë sekondave lojë./Indeksonline/