75 Mall Live Search
17:35 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / Gj Sh

Gjermania publikon listën për ndeshjet e shtatorit, Nagelsmann fton tre emra të rinjë

Kombëtarja e Gjermanisë e ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit shtator, për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

trajneri Julian Nagelsmann ka ftuar për herë të parë tre futbollistë të rinjë. Bëhet fjalë për portierin Finn Dahmen, mbrojtësin Nnamdi Collins dhe mesfushorin Paul Nebel, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa për qudi jashtë listë është lënë sulmuesi i Bayern Munich, Leroy Snae.

Nagelsmann gjatë konferencës për media ka treguar arsyen pse ka ftuar në kombëtare emrat e lartëpermendur.

”Të tre e meritojnë. Finn Dahmen ka qenë një portier i qëndrueshëm i Bundesligës për vite me radhë dhe ka pasur një karrierë shumë interesante, atij i është dashur të kapërcejë disa pengesa.

Nnamdi Collins luajti një Kampionat të shkëlqyer U21 dhe grumbulloi shumë kohë loje në Frankfurt. Ai ka cilësi të mira dhe një trup të mirë, dhe ka luajtur si mbrojtës i krahut dhe qendërmbrojtës.

Paul Nebel ishte një nga lojtarët më të spikatur në Kampionatin Evropian U21 dhe gjithashtu sezonin e kaluar në Mainz.”, ka deklaruar Nagelsmann./IndeksOnline/